Aktivisti Erald Noj ka bërë një thirrje publike drejtuar ambasadorit amerikan, gjatë protestës, ndërsa ka ngritur shqetësime për persona që, sipas tij, po zhvillojnë takime dhe mbledhin mbështetje për krijimin e një partie të re.

Ai u shpreh se protestuesit kanë rënë dakord që të konsultohen me njëri-tjetrin për çdo zhvillim politik dhe për çdo nismë të re që mund të dalë nga protesta.

Po ashtu, Noj deklaroi se çdo lëvizje apo parti e re që mund të krijohet do të duhet të ketë mbështetjen e protestuesve.

“Kam një thirrje për zotin ambasador amerikan, sepse kemi dëgjuar emra që disa persona këtu nga protesta do shkojnë ta takojnë. Do të presim të shohim se kush janë këta persona. Por ne kemi rënë dakord që të konsultohemi të gjithë bashkë, këtu kanë ardhur shumë njerëz duke thënë hapni parti. Por janë ato tavolina që mbledhin vota në mënyrë anonime dhe nuk tregojnë kur I pyesim kush janë. Ç’janë këta njerëz që mbledhin karta identiteti pa u prezantu kush janë.. Çdo lëvizje çdo parti që do krijohet do të krijohet me bekimin e këtij sheshi sepse këtu ka nis dhe këtu ka për të mbaruar”, tha aktivisti Erald Noj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb