TIRANE

Pak orë pas nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.

Gjithashtu ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

Njoftimi i ambasadës së SHBA në Tiranë:

??️ | Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

Hgb
Hgb

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb