Një jurist shqiptar që jeton prej 30 vitesh në Itali ka folur për fenomenin e emigrimit dhe numrin e lartë të shqiptarëve që kërkojnë të largohen nga vendi.

Ai tha se, gjatë punës së tij si avokat, ka vënë re se shumë shqiptarë trokasin në dyert e studiove ligjore për t’u pajisur me dokumente qëndrimi jashtë vendit.

Sipas tij, nuk është e habitshme që shumë të rinj kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë, pasi nuk gjejnë mundësi zhvillimi në vend. Ai shtoi se, sipas tij, kjo tregon një krizë shprese tek qytetarët, duke akuzuar drejtuesit e vendit për situatën e krijuar.

“Prej 30 vitesh jetoj në Itali. Jam avokat dhe e kam vënë re fenomenin, në dyert e studiove tona trokasin shumë shqiptarë që duan të pajisen me dokumenta. Nuk na çudit fakti që shumë të rinj kërkojnë një shpresë, punë se nuk gjejnë hapësirë këtu. Kemi pasur kërkesa nga ata shqiptarë të mesëm, që kanë të ardhura, kanë biznese dhe i kemi pyetur; pse vini në emigrim? Të gjithë kanë thënë; për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo do të thotë se këta këtu, që kanë pushtuar këtë pallat këtu, kanë hequr shpresën. Dhe ne kemi gjenocid nga këta pushtuesit këtu.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: