TIRANE

Protestat duket se nuk kanë të ndalur në Tiranë, ndërkohë që edhe në Shkozë banorët kanë bllokuar rrugën.

Ata janë kundër prishjes së banesave të tyre, që janë pjesë e projektit të Unazës së Re.

Shkoze Proteste
Shkoze Proteste

BalkanWeb mëson se banorët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve si dhe i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave.

“Duam shtëpitë tona. Nuk duam probleme me policinë. Duam dëmshpërblim. Nëse ne nuk na do si shqiptarë të na plotësojë letrat për azil jashtë shtetit, se ja lirojmë gjithë shtetin të rrijë vetë Rama këtu. Nuk kam çështje politike unë, po na shembi shtëptë s’kemi gjë tjetër. Nuk kemi ku shkojmë më. Po kalojmë në depresion”, tha një prej banorëve për gazetarin Erjon Skëndaj.
Më herët u protestua edhe në zonën e Astirit kundër prishjes së banesave.

Kujtojmë se kjo është dita e 34-t e qëndresës së banorëve kundër vendimit të qeverisë

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: