Shokët e Aurelio Dervishit kanë dhënë detaje nga ngjarja e pak ditëve më parë, ku pas përplasjes me një grup të rinjsh, miku i tyre humbi jetën.

Shokët pretendojnë se gjithçka ka qenë e organizuar, pasi grupi tjetër i ka ndërprerë rrugën dhe kanë qenë të pajisur me thikë dhe hekur me vete.

Në emisionin me “Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News 24, ata kanë rrëfyer se autori është nxitur nga shokët e tij për të goditur 18-vjeçarin.

“Frensis gjatë përleshjes nxiti 15-vjeçarin të godiste me thikë. Kemi qenë tre djem, vajzat u trembën dhe nisën të qanin.
Thika ka qenë me hapje, tip biçak, por ka qenë e madhe rreth 5 gishta.
Ata na u afruan tek xhami. Erdhën paralel me ne dhe na ndërprenë rrugën.
Besojmë se ngjarja ka qenë e organizuar sepse ata kanë ardhur me mjete të forta, kishin një thikë dhe një hekur në dorë. Ka qenë duke i rënë Marios”, u shprehën ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb