Në emisionin “Pikat mbi i” analisti Artur Zheji dhe drejtori i News24 Robert Rakipllari folën për protestën e  12 nëntorit.

Analisti Artur Zheji tha se qytetarët në shesh ishin me pjesëmarrje Berishiste. Nga ana e tij, Rakipllari tha se protesta e 12 nëntorit është një protestë që do të mbahet mend dhe se sipas tij gjuha e përdoruar nga Berisha ishte edhe një mesazh ndaj ndërkombëtarëve që nëse do të preket vota do të ketë destabilizim.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Protesta ishte e parapërgatitur me një artileri retorike, konferenca shtypi thuajse të përditshme nga Berisha e Meta. Ndoshta Berisha ishte më radikal, zoti Meta më pak. Por gjithsesi në korridore, qarkullonin ide se kjo do të ishte kthesa e madhe. Mendoj që në raport me këtë pritshmëri pamë një masivitet të konsiderueshëm, por shumë paqe. Krejtësisht në antitezë me radikalizmin e protestave të 2019, Do të thotë që strategjia e opozitës ka ndryshuar, jemi vetëm në fillim e saj dhe duhet të shohim ku duhet të shkojë.

Rakipllari: Besoj që fakti që kemi protesta paqësore është pozitive, për faktin e ata që e thërrasin protestën mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e saj. Nga pikëpamja e pjesëmarrjen , pashë që ishte e lartë. Sigurisht gjatë këtyre 8-9 viteve opozita ka bërë protesta me pjesëmarrje të lartë, por potë kemi parasysh faktin se Rama është në fillim të mandatit të tretë mendoj se pjesëmarrja ishte lajmi kryesor i protestës. Afirmoi faktin se Berisha e Meta kanë mbështetjen më të madhe të popullit opozitar. Sigurisht edhe për t’i dhënë mesazh ndërkombëtarëve edhe qeverisë , por ndërkombëtarëve kryesisht për ti thënë se Berisha e Meta kanë mbështetje të madhe. Kjo ishte një protestë për të vendosur ekuilibrat brenda opozitës mendoj.

Mesazhet në protestë:

Zheji: I kam përmbledhur në një mesazh të trefishtë. Ishte një mesazh për opinionin publik, për rikonfirmimin e Berishës si kryetari PD. 2-Ishte për gjykatën që do të marrë në shqyrtim çështjen e logos dhe njëkohësisht një mesazh ndaj Ramës që Berishën e konsideron njeri të vdekur politikisht. Njerëzit tek sheshi dëshmuan që ishin Berishistë. Mesazhi i tretë për ndërkombëtarët, pasi gjithmonë pas non-gratës izolimi shumë i thellë që i është bërë doktorit është një mesazh kuptimplotë se ata nuk e njohin Berishës si bashkëbisedues. Pra Berisha thotë mos mbështesni Ramën dhe jam prezentë politikisht me këta njerëz.

Gjuha e përdorur ishte më e koduar ndaj Edi Ramës, kërcënuese e koduar. Një protestë që nuk do të mbahet mend, do të kujtojë vetëm faktin që Berisha e Meta bënë bashkë një protestë, nëse kjo është fillimi atëherë ka një kuptim.

Rakipllari: Zoti Berisha e ka përgatitur popullin opozitar që gjatë verës, se do të vijë vjeshta dhe do të ketë protesta të fuqishme. mendoj që kjo protestë shërbeu për dy momente të rëndësishme. Ka ulur me këmbë në tokë mbështetësit e opozitës, që prisnin të ndodhnin revolta si në Sri Lanka…këto nuk do të ndodhnin si një vend anëtar i NATO-s. E dyta; ajo që ka rëndësi si mesazh është se pjesëmarrja ishte shume e lartë dhe të gjitha ata që thonë, Berisha , rublazhiu i goditur nga amerikanët përsëri ka një mbështetje të madhe njerëzish. Pra besojnë tek Berisha. Meta është një faktor veç ka marrëdhënie të mira ndërkombëtare. Pjesëmarrja e lartë është një kambanë, një protestë që do mbahet mend dhe besoj që kryeministri Rama do të ndryshojë strategjinë e komunikimit. Pra nëse në herët e tjera mënyra si ka organizuar opozita protestat, ka organizuar takime , këtë herë ishin njerëzit që kërkuan. Mendoj që gjuha ishte një mesazh për ndërkombëtarët, pra  në rast e do të preket vota do të ketë destabizilim pra kërcënoi me destabilizim. Këtu ka të drejtë sepse faktori ndërkombëtar ka lejuar prekjen e votës.

Zheji: Është një protestë politike e thirrur nga partitë. të kërcënosh ndërkombëtarët është si të sulmosh mullinjtë e erës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb