Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu foli për aksionin e frontit opozitar ndaj qeverisë pas protestës së 27 janarit

Balliu tha se në protestë nuk morën pjesë vetëm demokratë, por edhe shumë socialistë të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, kjo ishte një çështje kombëtare dhe jo vetëm për Partinë Demokratike.

“Nuk mund të thuash se në atë shesh ishin vetëm demokratë, se aty ishin tmerrësisht shumë.  Bëhet fjalë për çështje kombëtare, siç është siguria e vendit tonë. Fakt është që pjesëmarrja aq masive tregon që ishte për interes kombëtar dhe jo vetëm për PD-në. Kishte dhe njerëz që ishin të zhgënjyer me Partinë Socialiste dhe qeverinë që ka inkriminuar çdo zyrë shteti. Do të vazhdojë beteja ndaj qeverisë Rama, pasi  kemi një degradim ekonomik të çdo shqiptari. Beteja do të vazhdojë. Është fakt që zgjedhjet janë vjedhur,” tha Balliu

Ndërsa për atë që pritet të bëjë opozita në vazhdim deputeti i djathtë tha se protestat për ndaljen e kësaj qeverie nuk duhet të ndalen.

“Ramën nuk do ta rrëzoj unë, do ta rrëzojnë shqiptarët. Se si do jetë aksioni politik do jetë dhe nga përgjegjësia që do të ketë qeveria. E vetmja parti që mund të ngjallë shpresë, është Partia Demokratike, Lulzim Basha. Më 27 janar ai bashkoi si kurrë më parë shqiptarët pavarësisht bindjeve partiake. Unë nuk kam shpresë te rënia e këtyre kambanave, se i duhet që të shpëtojë veten duke marrë çdo institucion. Edhe kryeprokurorin për të cilin shkeli Kushtetën. Shpresa ime që kjo qeveri të bëhet e përgjegjshme më duket e pamundur,” tha Balliu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb