Tirana është përfshirë sot nga protesta e 39-të radhazi, ku qytetarët kanë zbritur sërish në shesh për të ngritur zërin kundër qeverisë. Gjatë nisjes së tubimit, një nga protestueset ka folur për mikrofonin e televizionit News24, duke ndarë një mesazh të fortë dhe duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop,” u shpreh ajo fillimisht, duke vlerësuar qëndresën e qytetarëve që vazhdojnë të mbushin rrugët e kryeqytetit.
Më tej, qytetarja i ka kursyer thirrjet ndaj kreut të qeverisë, duke u fokusuar te krerët e institucioneve më të larta të vendit, si Presidenti i Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, të cilëve u kërkoi të ushtrojnë kompetencat e tyre për mbrojtjen e ligjit themeltar të shtetit.
Sipas protestueses, thirrjet ndaj kryeministrit tashmë kanë humbur kuptimin, andaj pesha e përgjegjësisë bie mbi institucionet garantuese të Kushtetutës.
“Dua t’u bëj një thirrje presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ramës i kemi bërë boll thirrje dhe nuk është përgjigjur. Për çfarë janë presidenti dhe GJK, për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë?” ka pyetur ajo publikisht.
Gjatë fjalës së saj, qytetarja dënoi edhe reagimin e forcave të rendit dhe të drejtësisë ndaj pjesëmarrësve në tubime, duke denoncuar ndalimet e fundit të aktivistëve.
“Në vend që të arrestohet Rama, arrestoi protestuesit dhe i mbajti nën arrest 72 orë. Presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit! Të mbrosh njeriun që ka hedhur poshtë si qenie njerëzore ky,” përfundoi ajo revoltën e saj për News24.
