Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me protestat masive në Tiranë nga studentët dhe të rinjtë.
Hita u shpreh se protesta është një e drejtë demokratike e garantuar nga Kushtetuta, ndërsa theksoi se dhuna nuk është ushtruar nga studentët.
Ai bëri thirrje për ndaljen e sulmeve nga protestuesit ndaj institucioneve.
“Iu bëj thirrje prindërve, mësuesve, pedagogëve që të mos lejojnë që nxënësit të përdoren apo përfshihen në akte dhune të organizuara. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, kundërshtojnë por askush nuk duhet ti përdorë si mburojë për të sulmuar institucionet dhe djegur e shkatërruar pronat e qytetarit.
Pas maskave që udhëheqësin protestën nuk janë studentë, por individë të rekrutuar, për qëllime të errëta të organizatorëve të vërtetë të kësaj proteste brenda dhe jashtë vendit. Nga të gjithë të ndaluarit natën e parë, asnjë nga personat nuk rezultoi studentë. Ndërsa në natën e dytë, një numër shumë i vogël ishin studentë.”, tha ai.
