Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se nden keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh. Ai theksoi se me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.

REAGIMI I RAMËS
Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb