TIRANE-­ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i bën apel qytetarëve të saj të bëjnë kujdes gjatë ditës së sotme, pas protestës së nisur nga PD. Përmes një mesazhi shpërndarë për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, Ambasada i bën thirrje që të shmangin prezencën e tyre në vendet ku mbahet zhvillimi i protestës.

Ambasada kërkon nga qytetarët amerikane që të monitorojnë median në lidhje me zhvillimet dhe zonat ku zhvillohet protesta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb