Më 24 janar përpara Kryeministrisë opozita mbajti një protestë, e cila në fund u kthye në një ping pong mes protestuesve dhe policisë, me molotovë, sende të forta, gaz lotsjellës dhe fishekzjarrë.

Për gazetari Artan Hoxha, policia ka dështuar të menaxhojë suituatën duke përdorur masivisht gazin lotsjellës dhe duke harxhuar energji që në fakt mund të përdoreshin për të lokalizuar dhe kapur kontingjentë krimi dhe persona në kërkim.

“Nuk e kuptoj që i kërkohet opozitës dil e bëj miting. Pse duhet të bëjë miting opozita? Në Bruksel e Paris shohim protesta shumë të fuqishme që edhe eskalojnë. Nuk është normale, por edhe njerëzit anormaliteti i ka nxjerrë në rrugë.

Dallimi i asaj që ndodh në Europë dhe këtu, është që eskalimi këtu bëhet në fund si për të kapur një imazh.

Mua nuk më bën çudi nëse protesta do të kthehej në demonstratë, sepse situata është e tillë me një mazhorancë me 83 mandate, kaq arrogantë e që nuk tregon asnjë shenjë përulësie.

Turma duhet të ishte ndezur me të gjitha këto që kanë ndodhur. Por nuk gjej justifikim. Është për mua paaftësi përdorimi i gazit në atë mënyrë,. Qëllimi sigurisht ka qenë për të shmangur përplasjen fizike sepse mund të kenë pasur informacione për këto skenarë.

Nuk e kuptoj psh pse protestat organizohen në darkë. Policia është aty të menaxhojë situata të tilla, ndryshe pse duhet të në duheshin aty.

Nuk kishin pse e kthenin në paradë e pastaj në gjueti. Policia dështoi në menaxhimin e  situatës, që i dha një tjetër këndvështrim protestës.

Nëse enrgjinë e harxhuar me aq shumë forca policore për një protestë që nuk kishte problematikë të madhe, personazhet e krimit që janë në kërkim, nëse rrethon Durrësin mujnd t’i kapin por nuk shkojnë. Gjejnë ndonjë fakir dhe e kapin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb