Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu deklaroi se protesta e sotme do të jetë më e madhja e parë ndonjëherë në vendin tonë.

Në një prononcim për gazetarin e News24 Osman Stafa, Balliu pohoi se Rama duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve, të japë dorëheqje.

“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë sot në protestë. Të gjithë janë kundër një njeriu, që ka vështirësuar ekonominë e vendit. Sot qytetarët do derdhen në shesh nga e gjithë Shqipëria. Qytetarët do thonë sot fjalën e fundit në mënyrën më demokratike, do japin mesazhet e tyre dhe do derdhen në shesh si asnjëherë tjetër. Edi Rama duhet t’ua dëgjoj fjalën. Të japë dorëheqje se është i kapur në krim.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb