TIRANE- Vjen reagimi i parë i mazhorancës pas protestës së sotme të opozitës, kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila kulmoi pas orës 12:00.

Mijëra qytetarë u mbledhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa sipas ish- kryeministrit Sali Berisha janë më shumë se 500 mijë, por deputetja e PS-së Blerina Gjylameti publikon disa foto nga protesta dhe thotë se qytetarët e braktisën sëriash opozitën.

STATUSI I PLOTE
Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.

Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre.

Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse!

Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar #ShqipërinëQëDuam , #ShqipërinëEuropiane
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: