Protesta e PD/ Hidhen fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lostjellës (VIDEO)
22 Mars, 2026 18:56
Madhësia e tekstit:
Në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë nga protestuesit e opozitës.
Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dhe me autobotë me ujë, për të shpërndarë protestuesit. Pasi qëndruan për rreth 20 minuta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestuesit nisën hedhjen e lëndëve piroteknike drejt selisë qeveritare.
Kreu i PD, Sali Berisha i maskuar me maska kundër gazit është larguar me një pjesë të protestuesve. Mbështetësit e opozitës i janë drejtuar institucioneve të tjera, ku siç mësohet do hidhen molotov e fishekzjarre.