Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas protestës së opozitës. Ai është shprehur se ‘sulmi çnjerëzor nuk mund të falet’.

“Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm.

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb