Vijon bojkoti i pedagogëve, ndërsa kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre të adresuara në Ministrinë e Arsimit dhe qeverisë.

Sandër Kovaçi, kreu i sindikatës së pedagogëve,  ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat, do të kalojnë në grevë urie.

Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, dhe të krijojë urën e komunikimit.

Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti.

Bëjmë thirrje të gjithëve të jemi prezent për ndryshime në arsimin e lartë publik. Bëjmë thirrje që në procesin e rritjes së iniciative financiare të mos përjashtohen stafet akademike administrative. Kërkojmë që 30 % këtë të jetë edhe për stafin akademik. Kërkojmë që tarifat e studentëve të përdoren për studentët. Theksoj që kërkimi shkencor është thelbësor në Arsimin e Lartë. Është në gjendje alarmi. Pra nuk jemi të kalojmë në fazën e fundit të grevës së urisë, po është kërkesë e disa sindikalistëve, por nëse vërtet nuk do të ketë reagim mund të shkojmë edhe në këtë fazë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: