Protestat e studentëve kanë përfshirë vendin prej më shumë se një jave. Protestat janë shoqëruar me përplasje e dhunë gjatë revoltës.
Mesazhi i një te reje, studentes 22-vjeçare Samanta Toçka është bërë viral në rrjete sociale ndërsa shpreh plagën e shoqërisë shqiptare dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria.
“A është e drejtë që unë dhe familja ime të shihemi një herë në vit. Ndërsa fëmijët e politikanë të jetojnë në luks dhe të ja vendosin gishtin hartës dhe të shkojnë ku të duan, ndërsa unë të kërkoj vetëm ribashkim në familje. Kjo nuk është e drejtë është halli i të gjithë shqiptarëve. Çdo familje shqiptare ka një emigrant jashtë. Emigracioni ka ndodhur me vite, por vitet e fundit po ndodh një shpopullim shumë i madh. Po mbyllen shumë degë, në fakultetin e Shkencave lëndë të fizikës, mësuesisë janë duke u mbyllur. Kush do të jenë mësuesit e të ardhmes”, ka thënë ajo.
