Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për protestuesit e arrestuar që ditën e parë të protestës së studentëve. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se familjarët e të rinjve të arrestuar presin në gjykatë, për fatin e fëmijëve të tyre.
Mes të arrestuarve ka dhe të mitur. Mësohet se 16 prej personave të arrestuar do të përballen me masën në këtë gjykatë. Ndërkohë në këtë gjykatë janë paraqitur dhe 6 masa sigurie të tjera shtesë. Ndërkohë, disa të rinj të tjerë, si në rastin e Kevin Metajt, studenti hero i rezistencës kundër dhunës policore, do të njihen me masën në shtratin e spitalit, pasi kanë pësuar lëndime. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë.
Ndërkohë për dy ditë të tjera me radhë vijoi protesta masive përgjatë ditës dhe natës, valë që përfshiu dhe rrethe të tjera të vendit.
