TIRANE

Në daljen për mediat ku i ktheu përgjigje studentëve që protestojnë prej orësh para ministrisë, Nikolla la të hapur për diskutim tarifën që duhet të paguanin studentët në varësi të krediteve të mbartura.

Në lidhje me pikën 4 të VKM-së që detyron studentët të paguajnë për provimet e prapambetura, ministrja tha se ajo s’ka hyrë ende në fuqi. Ministrja Nikolla theksoi se do ti propozojë kryeministrit që tagrin për këtë vendimmarrje ta ketë jo më Këshilli i Ministrave, por vetë universitetet.

“Jemi të vendosur që vit pas viti në buxhet të adresojmë projekte investuese në Qytet Studenti dhe në institucione të tjera. Ashtu sikur është e vërtetë që në Tiranë janë investuar në 4 godina te studentëve. Janë dhe 6 mln euro për të riskontruktuar 8 godina në QS. Për të kaluar në atë që është kërkesa e parë, te shqetësimi i studentëve. Anulimin e VKM, pikën 4. Këtu kam dy VKM, atë të vitit 2013; që thotë se studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi. Ndaj kjo është e njëjtë dhe tashmë. Për të gjithë ata student, e përsërit me respektin maksimal se janë në të drejtën e tyre të protestojnë, ai nuk ka hyrë në fuqi për këtë vit. Jam e hapur që të mblidhet Këshilli i Ministrave që kjo pikë të diskutohet nga universitetet. Jam e gatshme që të gjendet një zgjidhje për këtë pikë”, tha Nikolla.

Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër. Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe degani ka qenë në komunikim me ta. Ky moment është përdorur nga segemente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin. Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë. Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj”, tha Nikolla.

Para deklaratës për mediat, ministrja Nikolla zhvilloi një mbledhje me dekanët e faktulteteve të universiteteve publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb