Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi sot një takim pune me bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.
Në fokus të takimit ishte çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë zhvillimit të provimit të jurisprudencës.
Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve u theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që forcojnë besimin e ndërsjellë dhe kontribuojnë në përparimin e vendit.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se arsimi dhe dija janë baza e çdo shteti modern dhe funksional, ndërsa institucionet po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje që do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tyre, synimi është garantimi i sigurisë juridike dhe funksionalitetit institucional në lidhje me këtë çështje.
