Goce Sedloski, trajneri i Maqedonisë së Veriut doli në konferencë para miqësores me Turqinë.
“Turqia është jashtëzakonisht një kombëtare shumë cilësore me futbollistë që performojnë në nivelet më të larta evropiane. Për ne, kjo është një tjetër provë e rëndësishme në procesin e ndërtimit të ekipit. Nuk kemi shumë kohë për të punuar, por jam i kënaqur me qëndrimin dhe angazhimin e lojtarëve. Dua që të paraqitemi në një pasqyrë edhe më të mirë dhe të tregojmë se mund të përballemi me kundërshtarë të këtillë në mënyrë të barabartë”.
“Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, përfshirë shtatë nga kampionati vendas. Është e rëndësishme që të gjithë të ndiejnë se çfarë do të thotë të luash për ekipin kombëtar dhe gradualisht të përshtaten në sistem. Rezultati është i rëndësishëm, por është edhe më e rëndësishme të ndërtojmë një lojë dhe harmoni “, –tha Sedloski.
