TIRANE

Gratë që kanë humbur jetën muajt e fundit janë kujtuar me një minutë heshtje. Të organizuar në një marshim të cilësuar “Protesta e zisë” dhjetëra gra kanë kërkuar nga institucionet dhe shoqëria të mos rrinë indiferentë ndaj fenomeneve abuzuese ndaj grave të cilat shpesh në shoqërinë shqiptare cilësohen si pronë, me pa të drejtë ankimi.

Të organizuara me pankarta në duar, gratë nga Drejtoria e policisë së Tiranës i bënë thirrje institucioneve për reagime më të ashpra dhe jo neglizhencë ndaj denoncimeve që gratë bëjnë. Kundër mosreagimeve gratë mendojnë edhe një zgjidhje.

Protesta me mesazhe sensibilizmi zgjati rreth një orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb