Protestat e dhunshme në Francë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë.

Francezët janë duke protestuar kundër vendimit të qeverisë franceze për rritjen e daljes së moshës në pension. Konkretisht nga 62 vjeç që ishte në 64.

Raportohet për përplasje mes policisë dhe protestuesve. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe janë përleshur me disa grupe protestuesish të cilët i vunë flakën koshave të plehrave.

“Macron hiq dorë”; “Macron do mposhtet, ne do fitojmë”, këto kanë qenë parullat e brohoritura nga demonstruesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb