Gent Progni në protestën e sotme që mbahet në Tiranë bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos heqin dorë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe patronazhistë që të qëndrojnë larg, ndërsa theksoi se kanë nisur manipulimin  e algoritmit për të zbehur madhështinë e kësaj proteste. Gjithashtu ai bëri edhe një thirrje për SPAK por jo vetëm.

“Kryeministri ka nisur të sulmojë influencerat sepse ishin aplikacione që manipulonin algoritmin…ndaj ai sulmon ata sepse ja ka thyer këto mure. I bëj thirrje SPAK, prokurorëve, gjykatësve që kjo protestë është edhe për ju. Jini të vërtetë sepse po presim të fusni kriminelët dhe të korruptuarit në burg. I bëj thirrje të gjitha bizneseve që kanë presionin tatimor mbi supe, të gjitha dyqaneve të vogla, mbyllini qepenat dhe bashkohuni këtu me ne. I bëj thirrje dhe të gjitha institucioneve rrini larg protestuesve dhe mos bëni presioni për ata që marrin pjesë në protestë. Mos na provoko.  Edhe institucioneve ndërkombëtare i bëj thirrje të kenë sy të kjo protestë, për të gjitha ata që bëjnë presione e të mbajnë shënime. Dorëhiqu”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb