Në protestën e 24 shqiptarët qëndrojnë të bashkuar dhe kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama.
Eksperti i IT-së Gent Progni i është bashkuar protestës së sotme. Gjatë fjalës së tij ai reagoi edhe kundër patronazhistëve.
“Kam publikuar disa lista patronazhistësh, janë tmerruar. Nuk ndalo telefoni çdo ditë, mos më nxirr, kemi nxjerrë vetëm 20 veta, dhe janë mbi 9 mijë…Patronazhistët më të mëdhenj oligarkët…Na vjedhin dhe na patronazhojnë…Filmoni çdo civil që t’i publikojmë me emër… Mos harroni bëjeni report facebook dhe instagramin e këtij kryeministri dhe atij kokcepshi.. Çdo video civili do e filmojmë dhe publikojmë”, kështu u shpreh eksperti i IT, Gent Progni.
