“Poshtë diktatura!”, “Parlament i krimit”. Këto kanë qenë disa prej thirrjeve që protestuesit kanë lëshuar në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca plenare.
Sot qytetarët janë stacionuar para Parlamentit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij, duke sfiduar dhe temperaturat e larta.
“Anuloni ligjet!”, ishte një tjetër thirrje që erdhi nga protesta.
