Pak minuta para nisjes së seancës së sotme plenare ku ndër të tjera do të shqyrtohet dhe projektligji për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, para parlamentit është mbajtur një protestë nga arkeologë e ambientalistë.

Mes protestuesve ka qenë dhe ambientalisti Sazan Guri. Në fotot e siguruara nga LSA, ai shihet teksa kërkon të flasë me deputetin e PS-së Pandeli Majko, por ky i fundit me sa duket nxiton në seancë dhe i bën me dorë Gurit se po vazhdon rrugën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb