Për 122 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit vazhduan marshimin në rrugët e Tiranës.
Marshimi vijoi me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi”.
Revolta vijon kundër të gjithë klasës së vjetër politike. Protestuesit gjithashtu i kanë bërë thirrje SPAK që të veprojë sa më shpejt kundër zyrtarëve të korruptuar.
Ata janë shprehur të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Rama.
