“Unë mendoj se ata maturantë i kanë hequr petët lakrorit, një lakrori që ishte i kalbur”. Kështu deklaroi akademiku Artan Fuga në lidhje me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën shtetërore, ku nxënësit kundërshtuan me protesta pyetjet.

Fuga komentoi në ‘Real Story’ në ‘News24’ deklaratën e ministres së Arsimit, Besa Shahini në lidhje me pretendimin e maturantëve, që ishin kundër pyetjeve, ndërsa shtoi se; “Ajo deklarata e zonjës ministre që; ‘ne nuk mësojmë teorinë e gjuhës, por mësohemi të aplikojmë’, më kujton një komedi të Molierit që; unë duke folur bëj prozë pa e ditur. Duke folur fillon shkenca”.

“Unë mendoj se ata maturantë i kanë hequr petët lakrorit, një lakrori që ishte i kalbur. Ajo deklarata e zonjës ministre që; ‘ne nuk mësojmë teorinë e gjuhës, por mësohemi të aplikojmë’, më kujton një komedi të Molierit që; unë duke folur bëj prozë pa e ditur. Duke folur fillon shkenca. Në Maturë jemi tek njohuritë shkencore. Po të ishe sot Maturant, i dashur Sokol, do ishe tek sheshi.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: