TIRANË

Gjykata e Tiranës është blinduar ditën e sotme, pasi po zhvillon seancën me të arrestuarit gjatë protestës së dytë dhe të tretë në kryeqytet, kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se seanca ka nisur prej orës 09:30, ku pritet të njihen me masën e sigurisë 42 të arrestuar.

Fillimisht, para trupës gjykuese kanë dalë 8 protestues dhe më pas grupi tjetër. Siç raporton gazetarja Bezat, ndryshe nga herët e tjera, Gjykata e Tiranës është blinduar me forca sigurie, jo vetëm ata që janë zakonisht në gjykatë, por ka punonjës shtesë në dyer, që nuk lejojnë askënd të futet brenda.

Emrat e të arrestuarve thirret me megafon për t’u futur brenda dhe për t’u njohur me veprat penale, ndërkohë që jashtë ambienteve të gjykatës ka edhe familjarë të të arrestuarve, që presin vendimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb