Policia ka shoqëruar tetë persona, pas përleshjes mes protestuesve dhe efektivëve.

Ata janë shoqëruar për në komisariatin numër 1, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Gjatë ditës së sotme, një protestë e madhe është mbajtur përpara parlamentit, ku është duke u diskutuar për të kaluar projektligji për reformën territoriale.

Qytetarët shprehen se kjo reformë do të thotë praktikisht shpopullim për Shqipërinë.

Madje, nga përleshja janë lënduar disa protestues, teksa njërit madje i ka dalë edhe gjak. Edhe deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur zërin kundër dhunës policore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb