TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.  Sot, qytetarët kanë komentuar edhe protestën e ditës së djeshme para Kuvendit. Një qytetare shprehet se duhet të dalin figura të reja në politikë që shqiptarët të ngrihen në protestë.

Qytetari1-Vijnë sot kushërinjët duan me ma marrë pas 25 vitesh tokën. Tani ky trung ka pasur një të parë. Kur filluan të ndamë tokat, i ndamë kaq dhe kaq. Më ka marrë shtëpia flakë, zjarr. Ose do helmoj veten ose do vritemi të gjithë si familje.

Ti mirë e thu, por ç’ti them atij që thotë është toka ime. Zoti Bashkim, më fal se po të marr kohën. I bëj thirrje Edi Ramës të heqë Prokurorinë dhe të bëjë gjyq fshati. Me gjyq fshati nuk ma merr njeri tokën.

Qytetari2- Unë dua të ngre një problemin tim dhe atyre që janë invalidë. A ka mundësi zoti kryeministër që të na bëjë një amnisti, se nuk kemi mundësi zoti Bashkim. A do të haj dhe do pi, apo të paguaj dritat. Ndaj e kam lënë ujin pa paguar.

Qytetari3-Mirmëngjes Bashkim, desha me fol pak për protestën e mbrëmshme. Është e habitshme Presidenti i Republikës nuk ka folur për protestën fare. Më duket  ky President nuk është vetëm i Monikës , por edhe i Republikës.

Qytetari4-Alo, mirmëngjes. Me kë flas. Jo dua të flas për protestën e djeshme. Nga protesta e djeshme më shqetëson Monika dhe Lul Basha, jo se kam qejf Edi Ramën. Duhet të dalin të rinj. Ata marrin vendimet, njerëzit vetëm se janë ata janë të shqetësuar. Më shqetëson edhe Erion Veliaj, e kanë bllokuar të gjithë rrugën. Ka bllokuar rrugën me plastmase nuk kalon dot në trotuare.

Qytetari5-Doja të flisja për një problem. Për demostratën doja të flisja. Më vjen keq që në demostratë dalin Monika Kryemadhi dhe Nora Malaj. Të rënët nga pushteti kërkojnë pushtet me zor. Politika gjuan me gurë. Edhe ata policë bij nënash janë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: