KIEV-Autoritetet ukrainase thonë se 14 policë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit anti-qeveritar në Kiev.

Policia thotë se përleshjet ndodhën pasi policët ndaluan protestuesit që të djegin goma në afërsi të ndërtesës së Parlamentit.

Ata thonë se protestuesit filluan të gjuanin policinë me gurë dhe koktej molotovi. Policia në Kiev thotë se për këtë rast është nisur një hetim.

Në seancën plenare të mbajtur sot, ligjvënësi ukrainas, Anton Herashcheko tha se përleshjet janë “provokim” dhe akuzoi partinë opozitare Lëvizja e Forcave të Reja për organizimin e protestave, njofton rel.

Kjo parti, që udhëhiqet nga ish-presidenti gjeorgjian, njëherësh ish-guvernator i rajonit Odesa të Ukrainës, Mikheil Saakashvili, ka mohuar përfshirjen në këto protesta. Saakashvili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: