Teksa vendi ynë është prej disa muajsh në protesta masive, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kryeinspektori Dashnor Sula ka dënuar tubimet e të rinjve.

Ai pohoi sot në emisionin “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon se nuk është pro dhunës, pasi sipas tij kaosi pengon zhvillimin e Shqipërisë.

Shtoi se buxheti i 2027 është më i miri i PS-së që nga viti 2013.

Dashnor Sula: Vendi ndodhet në situatë anormale. Dhuna nuk është normale. Kaosi pengon zhvillimin e Shqipërisë.

Gjyshi im gjithmonë thoshte se buka e mund gurin, që do të thotë se fjala e mund ngurtësinë. Unë asnjëherë nuk jam dënuar nga parlamenti, nuk janë marrë kurrë masa ndaj meje kur isha në Kuvend.

Ulja e taksës për ushqimet për shportën është tepër e rëndësishme për qytetarët. Një shtet ia ka për detyrë çdo qytetari që t’ia sigurojë shtetasit të vet ushqimin dhe strehimin. Buxheti i 2027 është buxheti më i mirë i PS-së që nga 2013. Një shtet serioz, duhet të zhvillojë politika sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb