TIRANE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ ka vijuar me sulmet drejtuar qeverisë në lidhje me skandalet që janë zbuluar për kompaninë DH Albania apo dhe me protestat që kanë ‘pushtuar’ vendin.

Ai shton se me parët e vjedhura po mbushen parajsat fiskale dhe po ushqehen biznese të majme në Amerike e jo vetëm. Manjani teksa u ndal tek protesta e studentëve tha se kjo është e vetmja shpresë.

“Nëse kjo protestë e Studentëve shuhet, përveç shpresës që mbytet keqas, familjet do duhet të nxitojnë pak me ato pagesat e tarifave”, shkruan Manjani.

REAGIMI I MANJANIT
Paska qenë vërtetë i pasur ky vend!
E vodhën e po e vjedhin kush mundet e sa mundet!
Me paret e vjedhura po mbushen parajasat fiskale dhe po ushqehen biznese të majme në Amerike e jo vetëm! Koncesione, PPP e tendera publikë janë vetëm mjetet “ligjore” të vjedhjes së parave e të pasurisë publike.
Ndërkohë që pronarëve të vërtetë, Shqiptarëve, ju vihet laku në fyt me taksa e tarifa pa fund, ose ju tregohet dera e emigracionit si alternativë…Ekonomia informale dhe “mëshira” apo “bamirësia” e të fortëve, trafikantëve apo push-tetarëve zëvendësojnë mungesën e shtetit, kur njerëzit kanë nevoja jetike. Kjo skemë (që nuk ka lindur sot) ka korruptuar vetë demokracinë, por edhe ka neveritur politikën e cila është kalbur tërësisht.
Shtetin nuk e beson më askush. Ai shfaqet vetëm për të të marrë paret (tarifat) ose për të të hedhur hekurat. Zgjidhje të reja nuk po duken. Neo-marksistë e neo-komunistë e neo-fashistë e neo-dreq i mallkum përpiqen të zënë vend, por janë pjellë e sistemit të kalbur.
Nuk e di, por ende shpresoj që ky popull do ta refuzojë litarin në qafë….
Ndërkohë nëse kjo protestë e Studentëve shuhet, përveç shpresës që mbytet keqas, familjet do duhet të nxitojnë pak me ato pagesat e tarifave.
Pak më vonë do shtohen edhe kamatëvonesat e këtyre ditëve.

Ende nuk dua ta mendoj këtë fund!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: