Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar zyrtarisht lidhur me përshkallëzimin e tensioneve dhe përdorimin e forcës gjatë protestave në Shqipëri, mes vendeve të tjera. Përmes një deklarate publike, Türk ka dënuar aktet e dhunës dhe i ka bërë thirrje drejtpërdrejt autoriteteve dhe palëve të përfshira për të ndalur përplasjet në rrugë.

Kreu i OKB-së për të drejtat e njeriut nënvizoi se zgjidhja e krizës nuk mund të arrihet përmes represionit, por përmes dëgjimit të shqetësimeve themelore të rinisë dhe qytetarëve:

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.”

Türk u ndal veçanërisht te përgjegjësia e shtetit për t’iu përgjigjur kërkesave ekonomike e sociale të protestuesve:

“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë.”

Reagim i Shefit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk:

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt. Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb