Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar një shkollë të re në Divjakë së bashku me zv/kryeministri Erion Braçe.

Rama që në hyrje të shkollës ka dezinfektuar duart si dhe i është matur temperatura, të cilit i rezultonte 36.2.

Po ashtu Rama ka vizituar një klasë me nxënës të klasës së parë në Divjakë. Ata ishin duke mësuar sot shkronjës ‘S’ dhe në dërrasë shkruhej fjala ‘Semafor’.

Rama ka thumbuar me këtë rast protestuesit duke i thënë nxënësve ‘Edhe ju me semaforët jeni më mirë?’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb