Në nisje të mbledhjes së Kuvendit, “Lëvizja Bashkë” me në krye Arlind Qorin kanë mbajtur një protestë në hyrje të institucionit, ku shpreheshin kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat.

Pasi shërbimet policore janë paraqitur pranë selisë, Logu i Shkëndijës, ku kanë ushtruar kontroll, Policia e Shtetit ka lëshuar urdhër-thirrje për 8 aktivistët e “Lëvizjes Bashkë”, mes tyre edhe kreun Arlind Qorin.

Sekretarja e Lëvizës Bashkë, Mirela Ruko, u shpreh për BalkanWeb se as ata vetë nuk e dinë pse shërbimet policore janë paraqitur pranë ambienteve të tyre. Sakaq tha se policia u ka komunikuar se në raste se aktivistët nuk paraqiten vetë pranë komisariatit nr 1, atëherë do të shoqërohen me forcë.

“Ka qenë e paqartë dhe për ne. Në asnjë moment nuk na kanë komunikuar që jemi duke thyer ligj. Ata thonë se ne kemi thyer një ligj dhe ne nuk e dimë se cili ligj është ky. Kanë thirrur disa aktivistë, përfshirë një aktivist që nuk ka qenë prezent. Ata paturpësisht kanë kërkuar rritje rrogash.Ne kemi qenë aty paqësisht, normal që u kemi hedhur kartëmonedha. Kanë kërkuar paraqitjen e 8 aktivistëve, përfshirë dhe Arlind Qorin. Nëse nuk shkojnë vetë, do shoqërohen me forcë, na ka komunikuar policia. Kjo ka qenë një protestë paqësore, simbolike por pa prekur njeri”, u shpreh Ruko.

=

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb