Pas përfundimit të marshimit masiv nëpër rrugët e kryeqytetit, turma e protestuesve është rikthyer sërish përpara godinës së qeverisë, ku është mbajtur edhe fjalimi përmbyllës i kësaj dite revolte
Një ndër zërat më të fuqishëm në mbyllje të tubimit ka qenë ai i protestuesit Elidon Lika, i cili ka lëshuar një lumë akuzash direkte ndaj kryeministrit Edi Rama, duke përdorur të njëjtën gjuhë me të cilën kreu i qeverisë ofendoi qytetarët në median ndërkombëtare.
Lika iu referua deklaratës së bujshme të Ramës në gazetën prestigjoze “Financial Times”, ku ai iu drejtua protestuesve me ofendimin “F*ck You”. Duke folur përpara qytetarëve, protestuesi u shpreh se kreu i qeverisë tashmë është i izoluar dhe se urrehet edhe nga vetë njerëzit e tij brenda strukturave të mazhorancës.
“Rama do bjerë poshtë se segmentet që përmenda e urrejnë. E urrejnë edhe patronazhistët, edhe Partia Socialiste! Me këtë sistem ai do largohet, ndaj nga ky shesh i themi sot Edi Ramës: F*ck You and Your System!” tha Lika mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të zjarrta të turmës në shesh.
