Një qytetar nga Dibra, nga sheshi ‘Skënderbej’, teksa iu bashkua protestës për dorëheqjen e qeverisë, kërkoi largimin nga skena politike të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Ai tha se drejtimin e vendit duhet ta marrë rinia. “Rama dhe Berisha të heqin dorë nga politika. Drejtimin e vendit ta marrë rinia. Shqiptarët t’i bashkohen kauzës, duhet t’i lënë kafet, është për ne të gjithë”, u shpreh ai.

Protestuesi: Unë kërkoj që qeveria të ketë moral. Qeveritë tona nga ’90 e këtij nuk kanë moral. Kam qenë demokrat. Berishën e kam pritur që fëmijë në rreshtin e parë, por na zhgënjeu. Ka 36 vjet që jetoj në Itali. Edi Rama është katastrofë, thotë kam dalë lakuriq, kam bërë këtë dhe atë. Rama dhe Berisha të heqin dorë nga politika. Drejtimin e vendit ta marrë rinia. Shqiptarët t’i bashkohen kauzës, duhet t’i lënë kafet, është për ne të gjithë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb