Një protestues, në një prononcim për News24, deklaroi se nuk trembet as nga gjobat, as nga dhuna policore dhe as nga plumbat e gomës.
Ai u shpreh se do të vijojë të jetë pjesë e protestës dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë llogari për atë që ai i cilësoi si miliona të vjedhura dhe të largohet nga detyra.
“Edhe 500 milionë euro të më vërë gjobë Rama, nuk më tremb. Mua nuk më tremb as plumbi i gomës. Asgjë, as dhuna. Unë do të vij këtu dhe ti japësh llogari për ato miliona që ke vjedhur dhe ik, Edi Rama”, u shpreh protestuesi.
