Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, duke vijuar brohoritjet e forta kundër kabinetit qeveritar.

Pjesëmarrësit në tubim po kërkojnë jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe largimin e të gjithë klasës politike. Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit i kanë përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta edhe me strukturat e drejtësisë, duke kërkuar prej tyre veprime konkrete dhe hetim të pandikuar ndaj pushtetit.

Në mënyrë të organizuar dhe me thirrje të pandërprera, turma e qytetarëve ka përsëritur njëzëri parullat kryesore të rezistencës: “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb