Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Pasi nuk u lejuan të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë mes për mes makinave, teksa mjetet u bien borive, në shenjë mbështetjeje.
Protesta, sipas protestuesve është legjitime, por se nuk lejohet nga ana e policisë.
Efektivët po zbatojnë aktin normativ të qeverisë, që qytetarët e konsiderojnë të paligjshëm.
