Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve.
Ndërkohë shumë protestues janë ndjerë keq, me ndjesi të forta djegie në sy dhe të lëkurë.
Ajo që është ndryshe nga herët e tjera, është fakti se uji i përdorur ndaj protestuesve ka një ngjyrë blu ndërsa nuk dihet përbërje kimike që ajo ka. Sakaq, ajo që dihet është se lënda krijon një reaksion të fortë në lëkurën e qytetarëve. Ku shumë prej tyre janë parë në vështirësi.
