BRUKSEL

Nënshkrimi i “Marrëveshjes së Prespës” mes Maqedonisë dhe Greqisë i dha fund mosmarrëveshjeve mes vendeve, veprim ky që i hap rrugë Maqedonisë për anëtarësimin në strukturat euro-atlantike. Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet aktualisht ceremonia e protokollit, ndërsa Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka nënshkruar  pro për shtetin fqinj.

Pas nënshkrimit të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, më pas Kuvendet e vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë protokollin dhe Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s.

Ndërkohë gjenerali i NATO-së Jens Stoltenberg deklaroi se ky është një moment historik për vendin dhe se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras kanë treguar guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

Sipas tij, vullneti i treguar nga dy kryeministrat ka rritur sigurinë dhe njëherësh ka forcuar stabilitetin në Ballkan.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb