TIRANË

Një dorashkë duket se është prova e fundit e sekuestruar nga policia për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasi. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një dorashkë e hedhur nga autorët në ferrat pranë tuneleve ku u gjet makina e dytë është sekuestruar sot nga grupi hetimor, tre ditë pas ngjarjes.

Por ekspertë të policisë janë rikthyer në vend edhe për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë hetimet dhe zbulimin e autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove të bankave shqiptare që do të udhëtonin drejt Austrisë me një avion ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë.

Grabitja Dorashka (2)
Grabitja Dorashka (2)

Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të së martës, ndërsa pati dhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, që cilësohet si kreu i grupit të grabitësve, i akuzuar më parë edhe për grabitje të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb