Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 11 ditë shumë prej deputetëve të opozitës, këta të fundit ka vendosur të shkojnë në Parlament.

Seanca e radhës është parashikuar për ditën e hënë në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.

Për shkak të bllokimit të seancës së shkuar parlamentare, çka detyruan kryeparlamentare ta ndërpresë seancën pa miratuar ligjet. Për këtë arsye, 23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca e fundit të Parlamentit. Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Bllokimi i seancës erdhi pas nisjes së aksionit të ri të opozitës kundër bllokimit nga ana e mazhorancës në pushtet të komisioneve hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb