Teksa kriza në Kuvend vijon, duket se negociatat mes opozitës dhe maxhorancës janë të hapura, ndërsa janë fokusuar te bisedimet në nivel kryetarësh grupi parlamentar.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 tha se ditën e sotme nuk ka pasur kontakte mes Bardhit dhe Çuçit, por takimet janë bërë javën që kaloi. Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe BalkanWeb që publikuan lajmin të parët për nisjen e negociatave mes palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb