Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo, u pyet se përse ka aplikuar për të qenë pjesë e platformës “Deputeti që duam” në PS.

Gjyli tha se ka besim tek administrata e kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se në administratën shqiptare ka njerëz që punojnë me pasion për vendin. Gjyli shtoi se PS ka bërë edhe punë të mira për vendin.

Arsejda Gjyli, aplikante në “Deputeti që duam” në PS: Unë kam besim tek administrata e kryeministrit Edi Rama. Unë kam qenë katër vite pjesë e administratës publike dhe në administratë ka njerëz profesionistë, që punojnë me pasion për vendin. PS ka bërë edhe gjëra të mira për vendin. Imazhi i Shqipërisë ndërkombëtarisht është përmirësuar. Turizmi ia ka transformuar imazhin vendit në arenën ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: